BallinaSportDënimi me të cilin FIFA mund t’i ndëshkojë Xhakën dhe Shaqirin

Dënimi me të cilin FIFA mund t’i ndëshkojë Xhakën dhe Shaqirin

Të ngjajshme

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

​Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral...

‘Do fitojmë apo ajo?’, Eni Koçi në mbështetje të Kosovës

Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës...

FIFA njoftoi se ka hapur procedurat disiplinore kundër lojtarëve.

Futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë duke u përballur me “ndëshkimet” e mundshme për përshëndetjen e shqiptarëve me shqiponjë në ndeshjen Zvicër-Serbi në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

FIFA njoftoi se ka hapur procedurat disiplinore kundër lojtarëve pas një ankese të Shoqatës së Futbollit të Serbisë (FSS) për festimet e tyre, transmeton rtv21.tv.

FSS tha gjithashtu se do të paraqiste një protestë zyrtare rreth simboleve të Shaqirit, që mban flamurin e Kosovës në atletet e tij.

Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët për shkelje të pretenduar të nenit 54 të kodit disiplinor, nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun.

Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje mos lojë.

Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.

Sipas “Telegraph”, gjasat për ndëshkimin e dyshes shqiptare të Zvicrës janë të vogla pasi që edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtarë të FIFA-s dhe flamujt e tyre shfaqen nëpër ndeshje ndërkombëtare./21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz