BallinaSportGazeta zvicerane: Kundër Serbisë na duhen 11 Behrama

Gazeta zvicerane: Kundër Serbisë na duhen 11 Behrama

Të ngjajshme

Gjoshi: Presidentja ta emëroj anëtarin e PDK-së në KQZ që sot

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje presidentes,...

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po...

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese,...

E përditshmja e madhe zvicerane ‘Blick’ vazhdon të lavdërojë paraqitjen e yllit shqiptar, Valon Behrami ndaj Brazilit. Ai ishte një luftëtar i vërtetë, andaj si ai duhen 11 futbollistë në fushë, shkruan e përditshmja zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Çka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”, ka shkruar “Blick”.

Gazeta zvicerane ka shkuar edhe më tej, duke ndryshuar pamjet e futbollistëve dhe duke i bërë të gjithë sikur Behrami, që nga portieri e deri tel sulmuesi. Madje, edhe Xhaka, Shaqiri e Xhemaili duken mjaft interesant si Behrami.

“Ky është stili im i lojës. Dhe e bëj me kënaqësi. Ndoshta do të jetë Botërori im i fundit dhe po e shijoj çdo sekondë”, është shprehur mesfushori shqiptar.

Behrami zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Brazilit, duke ndalur Neymarin, dhe për këtë ‘Blick’ e notoi me 6, apo notën maksimale, derisa pas ndeshjes kishte marrë kërcënime të shumta nga brazilianët.

“Ai gjithmonë rrëzohet, me prekjen më të vogël dhe është ndërhyrje ndaj tij”, ka thënë Behrami për Neymarin.

Gazeta zvicerane ka shkuar edhe më tej, duke ndryshuar pamjet e futbollistëve dhe duke i bërë të gjithë sikur Berhami që nga portieri e deri tel sulmuesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz