Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rezultatet e maturës shtetërore.
Siç raporton ky komision, nga rezultatet finale del se 73.3 % e nxënësve kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore, përcjell Gazeta Metro.
Një shkallë më e lartë e arritshmërisë vërehet tek pjesa e mësimit në gjuhën shqipe e që përputhet me 73.3 %, tek gjuha boshjake 88.7%, tek gjuha turke më ulët, 56.6%.
Ndërsa u tha se nuk vërehet një rënie e madhe me vitin e kaluar, ku kalueshmëria ka qenë 83.5%.
Tutje në konferencë u tha se, komisioni tani është në fazën e përgatitjes së mbajtjes së testit për pjesën e dytë, që do mbahet në gusht.
Ndërkohë, javën e ardhshme do caktohet data se kur do mbahet ky tekst.
Ndryshe, edhe kësaj radhe ishin regjistruar shumë parregullsi gjatë testit, për të cilat ministri u zotua se do të marrë masa./Gazetametro.net

