BallinaRegjionaleDrenasDrenas, thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Drenas, thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Të ngjajshme

Dobët! Grupmoshat e reja “kuqezi” mposhten nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e...

Këto stacione rrezikohen të mbeten pa drejtues shqiptarë

Sipas sistematizimit të ri, Stacioni i Policisë në Draçevë,...

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Labinot Halilaj, më datë, 27.06.2018 (e mërkure) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës:

Thërret mbledhjen e rregullt të Komunës

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i datës 29.03.2018 dhe Procesverbali i datës 04.05.2018
2. Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimit nr.421/281 të datës 18.01.2008, në të cilën është dhënë objekti i qendrës së komunitetit në Gllogoc në shfrytëzim qendrës Dielli.
3. Propozim Vendim për kthimin e pronës komunale në zonën Kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim Naser M. Gashi në Komoran.
4. Propozim Vendim për kthimin e pronës komunale në zonën Kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim NTP “MALI-COM” në Komoran.
5. Propozim Vendim për dhenjën në shfrytëzim afatgjatë të pronës Komunale nr.295/12 me sipërfaqe S=0.53.00ha Zona kadastrale Sankoc, për varrezat e fshatit Sankoc.
6. Projekt – Rregullore për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në territorin e Komunës së Drenasit.
7. Propozim Vendim për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve Kapitale.
8. Draft Korniza afatmesme buxhetore Komunale 2019-2021.
9. Raporti i auditivit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin 2017.
10. Raporti i Përformancës Komunale.
11. Të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz