BallinaLajmeProtestë kundër ligjit të ri për regjistrimin e veturave (Foto)

Protestë kundër ligjit të ri për regjistrimin e veturave (Foto)

Të ngjajshme

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Qytetarë e tregtarë të automjeteve kanë dalë para Agjencisë së regjistrimit në Prishtinë duke protestuar kundër ligjit të ri për regjistrimin e veturave.

Sipas këtij ligji,  pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

E ky ligj po kundërshtohet nga tregtarët e automjeteve të cilët me këtë formë të regjistrimit të veturave po e kanë më të vështirë të shesin vetura, për shkak edhe të hezitimit të qytetarëve për t’i blerë në këtë formë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, me ligjin e ri, pasi që të ndërrohet pronësia e automjetit, shitësi i automjetit obligohet që ta çregjistrojë automjetin.

Me këtë ligj, pronari i mjetit duhet t’i ndërroj targat e regjistrimit me të reja nëse njëra nga targat i ka humbur, dëmtuar, shkatërruar, amortizuar deri në atë masë që bëhet e papërdorshme.

”Dënohet me gjobë nga njëqind (100) € personi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni” thuhet në ligj.

Shih më poshtë disa fotografi nga protesta. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz