Djali i hoxhës dhe humanistit, Halil Kastrati është duke vuajtur nga një sëmundje.
Lajmi ka qarkulluar sot gjatë të ditës në rrjetet sociale.
Shumë njerëz përfshirë edhe figura publike kanë kërkuar ndihmë me anë të lutjeve për djaloshin Kastrati
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Sami Lushtaku.
Ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook ku thotë se Uvejsi ka nevojë për lutjet tona.
“Uvejsi, i biri i hoxhës dhe humanistit të madh shqiptar Halil Kastrati, ka nevojë për lutjet tona. I lutemi Zotit që Uvejsi sa më shpejt të gjejë shërim dhe të gëzojë shëndet të plotë”, ka shkruar Lushtaku.


