back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajme“Sulltani” nga burgu letër pikëlluese për vdekjen e bacës Hilmi

“Sulltani” nga burgu letër pikëlluese për vdekjen e bacës Hilmi

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit, Ramush Haradinajt nga Burgu i Dubravës.

- Advertisement -

Selimi përmes një letre për Indeksonline ka thënë se Hilmi Haradinaj gjithmonë ka qëndruar si burrë i fortë që ishte.

“Kur u vra Luani, erdhëm të takuam. Ishe i fortë dhe ashtu mbete. Të ngushëlluam dhe na ngushëllove. Ashtu mbete i fortë edhe gjatë luftës, edhe kur u vra Shkëlzeni, edhe kur u vra Enveri, edhe kur t’i burgosën djemtë, edhe kur të la Shqipdoni.Gjithmonë qëndrove si burrë i fortë që ishte”, ka thënë Selimi për Hilmi Haradinajn.

Gjithashtu ai ka thënë se tash e tutje të gjithë duhet të bëhemi të fortë.

“Tash edhe ne duhet të bëhemi të fortë kur na le ti Baca Hilmi. Do të doja të vija sërish sikur më parë dhe të na prisje në kullë. Por do të vijmë prapë, ndonëse me kurora lulesh për të të thënë lamtumirë o burr i madh i kombit”, ka shtuar Selimi.

“Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I përjetshëm kujtimi për Bacën Hilmi Haradinaj. Dubravë, 17 qershor 2018. Sylejman Selimi”, ka përfunduar Selimi në shkrimin e tij për Indeksonline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz