back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa: Familja Haradinaj i dha Kosovës dy heronj të shquar

Isa Mustafa: Familja Haradinaj i dha Kosovës dy heronj të shquar

Të ngjajshme

Çfarë efekti pozitiv ka hudhra në lëkurë, tregon doktori i njohur

Hudhra vlerësohet si një antibiotik natyral me efektet e...

Rubin: Shqiptarëve iu bëmë thirrje që të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë...

Policia po e kërkon publikisht një hajn

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Rubin: U përgatita prej vitesh për këtë gjykim

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po...

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj për humbjen e Hilmi Haradinajt, shkruan “Zëri.info”.

Mustafa në emër të LDK-së, ka kujtuar Haradinajn si njeri që për Kosovën ka dhënë shumë, si një njeri patriot dhe me sakrificë për atdheun.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.

Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz