Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë anti Korrupsion, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi është nga të paktët Deputetë të Kuvendit të Kosovës që nuk ka aq pasuri.
Madje ai në deklarim e tij ka treguar se jeton me një banesë me qira, për të cilën paguan çdo muaj nga 200 euro.

Deputeti Krasniqi ka deklaruar se ka një shtëpi me vlerë prej 50 mijë euro e cila është pronë e prindit të tij.
Në bankën ProCredit Bank, Krasniqi ka gjithsej 1000 mijë euro para të gatshme ndërsa prindi i tij ka 900 euro .
Nga të hyrat vjetore Deputeti i PSD-së merr 7 mijë e 538 euro, pagë kjo që vie nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërsa sa kishte qenë pjesë e LVV ai ka marrë gjithsej 3,640 euro në vit.
Për ta parë pasurinë e plotë të Frashër Krasniqit klikoni KËTU.