back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeJa çfarë shkroi Kurti në Librin e Zisë për Vokrrin

Ja çfarë shkroi Kurti në Librin e Zisë për Vokrrin

Të ngjajshme

Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave...

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin...

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të tashmë të ndjerit kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Albin Kurti përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se çka ka shkruar në Librin e Zi-së për të.

“Me deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s sot bëmë homazhe në Kuvendin e Kosovës para arkivolit me trupin e pajetë të Fadil Vokrrit. Në librin përkujtimor shënova: Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm!”, ka shkruar Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz