Aleanca e të Rinjve të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor.
Dega e Drenasit në Kuvendin e VIII të Aleancës së të Rinjvë u përfaqësua nga Labinot Gashi- kryetar, si dhe me Beqir Kiqinën, Antoneta Krasniqin, Edolina Plakiqin, Gëzim Hoxhën dhe Labinot Ahmetin, transmeton Drenica Press
I pranshëm në këtë Kuvend ishte edhe i pari i AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, të zhvilluar në të gjitha degët e ARK-së, delegatët votuan sot mes dy kandidatëve për kryetar të ARK-së, Driton Bardhecit dhe Kreshnik Cukajt.
Me votat e delegatëve për kryetar të të Rinjve të Aleancës, kryetar u zgjodh Driton Bardheci me 184 vota, ndërsa Kreshnik Cukaj morit 81 vota. /Drenica Press/

