back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportGjithçka që duhet të dini për meçin Fury-Seferi

Gjithçka që duhet të dini për meçin Fury-Seferi

Të ngjajshme

Tyson Fury i rikthehet pas një kohe të gjatë ringut, ku do të ndeshet me boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Fury synon t’i rikthehet udhëtimit për të rikthyer titullin e tij të botës të peshave të rënda, derisa si pengesën e parë do të ketë boksierin nga Gostivari.

Britaniku 29-vjeçar, e kishte cilësuar 39-vjeçarin Seferi si të pashëm dhe të fortë, duke thënë se boksierët shqiptarë janë mjaftë të fuqishëm.

Fury nuk ka boksuar që nga nëntori i vitit 2015, kur e mposhti legjendën Wladimir Klitschko në Dusseldorf për të fituar titujt e IBF, WBA dhe WBO të peshave të rënda.

Por, kur do të jetë dueli i shumëpritur Fury-Seferi?

Meçi do të zhvillohet të shtunën më 9 qershor, në ‘Manchester Arena’, derisa dueli pritet të fillojë rreth orës 10 – 10.15 të mbrëmjes, me kohë lokale.

Ku do të transmetohet meçi?

Dueli do të transmetohet live në BT Sport 1, derisa transmetimi do të fillojë në orën 7 të mbrëmjes, për shkak të dueleve tjera që do t’i paraprijnë meçit kryesor.

Ndryshe, Seferi ka kaluar kohën më të madhe të karrierës së tij në kategorinë ‘cruiserëeight’, derisa ka një rekord prej 23 fitoreve dhe 1 humbje, me 21 nokaute.

Por, Fury do të jetë kundërshtari i tij i parë që më herët ka pasur titull bote.

Sipas BoxRec, Seferi renditet boskieri i dytë më i mirë shqiptar në kategorinë ‘cruiserëeight’, pas vëllait të tij, 41-vjeçarit Nuri Seferi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz