BallinaSportSeferi: Jam boksier i guximshëm, dua ta rrëzoj Tyson Furyn!

Seferi: Jam boksier i guximshëm, dua ta rrëzoj Tyson Furyn!

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Sefer Seferi dëshiron që ta nokautojë Tyson Furyn

Boksieri shqiptar është mjaft optimistë para meçit me Furyn, i cili rikthehet në ring pas tri viteve pauzë, shkrun Periskopi.

Seferi i njeh kualitetet e Furyt, por nuk ka frikë dhe kërkon fitore në këtë përballje.

“Kam shumë respekt për të. Jam boksier i guximshëm. E respektoj Tyson Furyn. Por, në ring jemi të dy boksierë. Të dy jemi nga mishi dhe ashti dhe ai që është më i miri do të fitojë,” ka thënë Seferi.

“Ai e ka ditur se unë nuk do të bij në provokimet e tij, dhe ai ka qenë korrekt. Ai më ka respektuar, më ka thënë se jam i fortë dhe prandaj e kam respektuar edhe unë. Ai është boksier klasi botëror”.

“Ai i ka 130 kilogram, por kjo nuk është problem. Gëzohem shumë për këtë duel. Nuk jam nervoz, nuk kam frikë. E di çka po më pret, jam boksier dhe unë dua të fitoj. Dua ta rrëzoj Tyson Furyn. Gjithçka do të tregohet në ring,”. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz