Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, duke e cilësuar si personin e vetëm kompetent në krye të FFK’së. Por Avdyli e ka një brengë se kush do të vije pas Vokrrit në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas tij, tash pas vdekjes së Vokrrit, pritet që në udhëheqje të jetë ndonjë kryetar i ndonjë nëndege të PDK-së ose AAK-së, që sipas Avdylit të vetmën lojë që dinë të luajnë është ‘cicmici’.
Madje deputeti i LDK-së mendon se në krye me këta persona, edhe futbolli kosovar do të shfrytëzohet për ndonjë tender apo shitje lojësh, kështu duke e krahasuar me falimentimin e Telekomit.
Ja reagimi i plotë:
I vetmi institucion që udhëheqej nga njeriu më kompetent i fushes ishte Federata e futbollit me Fadil Vokrrin ne krye. Tash pas vdekjes së Fadilit pritne pa nervozë tash kur në krye FFK-së të vendoset ndonjë kryetar i ndonjë nëndege të PDK-së ose AAK-së që te vetmin sport që dijnë me luajtë është CICMICI. Aty tash do kemi aso menagjera që PTK-nē me 200 milion fitim e kan falimentuar e futbollin kanë me pa vetëm në interesin e ndonjë tenderi apo ndonjë shitje loje. Fadili na la , e futbollin e la mirë por sa do mbajë emri tij. Deri në zgjedhje te kryetarit te ri , që do jetë o njeriu Hashimit, Kadrisë, Ramushit por jo i futbollit./Periskopi/