back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportVV: Fadili ishte mjeshtër i madh i futbollit

VV: Fadili ishte mjeshtër i madh i futbollit

Të ngjajshme

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Lëvizja Vetëvendosje deklarojnë se me pikëllim të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të FFK-së dhe njërit prej personaliteteve më të shquara dhe më kontributdhënëse në fushën e sportit, Fadil Vokrri.

Në telegramin e ngushëllimit të VV-së, thuhet se “Fadili ishte mjeshtër i madh i futbollit”.

“Nga një i ri i talentuar në KF Llapi, ai u bë qendërsulmues dhe kapiten i gjeneratës së artë të KF Prishtina, klub të cilin e udhëhoqi në nivelin më të lartë, ligën e parë të futbollit. Atëherë kur futbolli nuk ishte vetëm sport por edhe rezistencë, 55 golat e Fadil Vokrrit në fanelën e Prishtinës i bënin krenarë shqiptarët në gjithë ish Jugosllavinë dhe jo vetëm. Përkundër shtypjes dhe urrejtjes antishqiptare talenti i i tij e bëri atë shqiptarin e vetëm që luajti nën fanelën e ish Jugoslavisë. 2 golat e tij kundër Irlandës Veriore bën që tërë stadiumi i Sarajevës të brohoriste emrin e tij. Vokrri shkëlqeu edhe në Partizanin e Beogradit, Fenerbahçen e Stambollit e Nimes të Francës”.

“Vepra dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të sportit në Kosovë ndër breza mbetet vlera më e madhe që ky sportdashës i madh po na lë të trasuar rrugën për të vazhduar tutje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan dhimbjen me familjen Vokrri dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për personalitetin dhe për veprën e madhe të Fadil Vokrrit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz