BallinaJetëKurioziteteGënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Gënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Vitia: Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media...

Gjendja e Lucescut serioze, ka pësuar një tjetër sulm në zemër

Gjendja e Mircea Lucescut duket shumë e rëndë. Kjo pasi...

Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është...

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie? Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë. Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë. Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një  gjarpër!

Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, kësaj rradhe të sakta dhe të vërteta.

1.Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhen.

Lëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo. Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor. Në të vërtetë, ngjyra e një kameleoni varet tërësisht nga gjendja e tij emocionale. Dhe nëse është, padashje, e njëjtë me ambientin ku është aktualisht, atëherë është krejtësisht rastësi.

2.Balena blu nuk është krijesa më e madhe mbi Tokë.

Që është gjigande, këtë nuk e vë njeri në dyshim, por nuk është më e madhja nga të gjitha. Mashtrimi këtu merr nuancë të rëndësishme – krijesa më e madhe e gjallë në Tokë është, në fakt, është  një kërpudhë, dhe emri i saj është Armillaria Ostoyae, ose, siç njihet sot, kërpudha humongous.

3.Buburrecat nuk mund t’i mbijetojnë një lufte bërthamore.

Shumë njerëz kanë tendencë të mendojnë se buburrecat janë të pashkatërrueshme. Po, ata kanë qenë rreth e rrotull për shumë më tepër kohë se njerëzit (rreth 280 milionë vjet) dhe janë shumë të vështirë për t’u  vrarë nga detergjentët shtëpiakë. Plus, ata mund të jetojnë pa kokë për njëfarë kohe. Por një eksperiment shkencor i mbajtur në vitin 1959 tregoi se buburrecat do të jenë ndër insektet e para që do të vdesin në rast të një katastrofe bërthamore.

4.Maksimumi i orëve të gjumit nuk duhet të jetë më i madh se 8.

Në vitin 2004, profesori Daniel Kripke botoi një artikull në të cilin ai deklaroi se të rriturit që flenë për 8 orë, vdesin më të rinj se ata që flenë 6 ose 7 orë gjatë natës. Studimi i tij zgjati 6 vjet dhe përfshiu 1.1 milion pjesëmarrës. Më shumë njerëz që flinin për më pak se 8 orë, por jo më pak se 4, mbetën të gjallë deri në fund të studimit. Pra, mos marrja e 8 orëve të gjumit nuk është aq e dëmshme sa ishte menduar më parë. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që të mos jeni të privuar nga gjumi. /bota.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz