BallinaSportKush do ta fitojë Topin e Artë në Rusia 2018

Kush do ta fitojë Topin e Artë në Rusia 2018

Të ngjajshme

LDK kërkon marrëveshje politike për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Kurti arrin në Pallatin Elysee, takohet me Macronin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur...

The Guardian shkruan për suksesin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

Kurti arrin në Francë, pritet krahëhapur nga Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë,...

Portali Goal ka bërë një analizë për fituesit e mundshëm të Topit të Artë, përfshirë fituesit e mundshëm të tij në Rusia 2018 dhe fituesit e mëparshëm.

Topi i Artë i FIFA’s është një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të kampionatit, me Lionel Messi që e mori atë pasi që përfunduan në vendin e dytë në Botërorin e 2014’ës pasi humbën në finale nga Gjermania.

Në këtë verë është Botërori dhe duket se gara për Topin e Artë do të jetë interesante – ky çmim është ndryshe nga Këpuca e Artë – me emra të ndryshëm që mund ta fitojnë atë.

Çka është topi i Artë?

Çmimi Topi i Artë i prezantohet lojtarit më të mirë në çdo Botëror, me listën e shkurt që punohet nga stafi teknik i FIFA kurse fituesi zgjidhet nga përfaqësuesit e mediave.

Ky çmim nuk duhet të përzihet me fituesin e çmimit Këpuca e Artë, i cili i jepet lojtarëve të cilët shënojnë më se shumti gjatë një kampionati.

Topi i Artë për herë të paru u nda në Botërorin e vitit 2982, për Paolo Rossin e Italisë dhe ishte sponsorizuar nga Adidas.

Lojtari i dytë më i mirë që votohet merr Topin e Argjentë dhe Topin e Bronztë për lojtarin e tretë më të mirë!

Kush janë fituesit e mëparshëm

Messi është fituesi i fundit i Topit të Artë të cilin e mori më 2014, ku Argjentina humbi në finale nga Gjermania pasi Mario Gotze shënoi në kohën shtesë. Superylli i Barcelonës nuk e fitojë garën, por përpjekjet e tij individuale ishin për t’u admiruar- derisa ai shënoi katër gola dhe bëri një asist në shtatë ndeshje.

Thomas Muller, i cili e fitoi kampionatin me Gjermaninë e mori Topin e Argjentë kurse Arjen Robben, i cili përfundoi me Holandën në vendin e tretë e fitoi Topin e Bronztë.

Në kampionatet e kaluara fitues të topit të artë janë: Diego Forlan (2010), Zinedine Zidane (2006), Oliver Kahn (2002), Ronaldo (1998), Romario (1994), Salvatore Schillaci (1990), Diego Maradona (1986), Paolo Rossi (1982).

Herën e fundit që Topin e Artë e fitojë një lojtarë Kombëtarja e të cilit fitoi Botërorin ishte në vitin 1994, ku Romario fitojë Kupën e Botës me Brazilin.

Kush janë pretendentët për ta fituar Botërorin?

Përpjekjet për ta parashikuar fituesin e Topit të Artë janë gjithmonë të vështirë – pasi që kjo duket se ka pak referenca për të gjetur për një kohë të shkurtë futbollistin “më të mirë”, që nuk i jepet top golashënuesit pasi që për të është i rezervuar Këpuca e Artë.

Fituesit e kaluar janë kryesisht plejmejker apo lojtarë që bëjnë ndryshimin e lojës duke arritur që të frymëzojnë Kombëtaret e tyre deri në finale – si janë Messi apo Zidane – derisa ish portieri i Gjermanisë Kahn e mori këtë mim më 2002.

Një pretendent i madh për këtë mim është Mohamed Salah i Egjiptit, i cili tashmë ka marrë Këpucën e Artë në Premier Ligë dhe ëshshtë lojtari më i mirë i Premier Ligës. Salah përpos që shënon gola është i shquar edhe për kreativitetin e tij në lojë – është i zoti të bëj asiste dhe të shënoi. Sulmuesi i Liverpool ka shënuar shumë edhe për Faraonët gjatë kualifikimeve duke i kualifikuar ata në një Botëror pas tri dekadave.

Kevin De Bruyne është po ashtu një fitues potencial i Topit të Artë me Belgjikën, pasi që ai ka një potencial të fuqishëm me një Kombëtare të fuqishme siç është Rusia. Mesfushori ishte njëri prej lojtarëve kryesor që City e fitoj Premier Ligën këtë sezon – dominojë në mesfushë – dhe është njëri prej plejmejkerëve më të mirë në Botë.

Messi po ashtu mund të jetë në garë për ta fituar një Top tjetër të Artë derisa është shumë i motivuar për ta fituar turneun në Rusi pasi që kjo është mundësia e fundit e tij që ai ta fitojë atë. Rivali i tij Cristiano Ronaldo është po ashtu një tjetër favorit, përderisa është duke shikuar për ta ripërsëritur atë që bëri me Portugalinë në Euro 2016 – edhe pse do ta këtë shumë vështirë me cilësinë e Kombëtarëve që ka Botërori. /GazetaExpress/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz