Dje para Namazit të Xhumasë banorët e Pozharanit ishin befasuar shumë për të mire, me një ftesë publike që u kishte ardhur nga banorët e Malishevës së Gjilanit.
Në Xhaminë e Pozharanit nëpër mes Imamit Muhamet Zukës i është bërë ftese publike, qytetarëve të Pozharanit, që të marrin pjese në Iftarin që do të organizohet nga qytetarët e Malishevës së Gjilanit.
Iftari për ta do të organizohet sot nga ora 19,00 dhe se këtë malishevasit e bëjnë në shenjë mirënjohje për pozharanasit të cilët para 19 viteve gjatë luftës në Kosovë i patën hapur dyert dhe zemrat për të gjithë banorët e Malishevës të cilët ishin dëbuar nga vatrat e tyre me dhunë nga policia,ushtria dhe paramilitarët serbë.
Nisja nga Pozharani për Malishevë bëhet nga Xhamia e Pozharanit këtë të diele në ora 19:00.
E mikpritja bëhet në shenje respekti për strehimin dhe mikpritjen gjatë luftës së vitit 1999.
Kujtojmë se aso kohe pozharanasit kishin hapur dyert dhe zemrat e tyre për ti u bërë strehim vëllezërve dhe motrave te tyre nga Malisheva e Gjilanit.