back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRrëfimi i fermerit nga Istogu të cilit rrufeja ia vrau 12 dele

Rrëfimi i fermerit nga Istogu të cilit rrufeja ia vrau 12 dele

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Një fermer në Istog u dëmtua nga rrufeja, pasi kjo e fundit ia vrau 12 dele. Komuna është njoftuar më rastin dhe do të shikojë për mundësitë e kompensimit të dëmeve.
Qenin e përdor për e siguruar delet nga ujku por Bekim Hisenaj nga fshati Istog i Poshtëm i Istogut derisa po kulloste bagëtinë në bjeshkët e kësaj komune pasditen e së shtunës rrufeja ia vrau 12 dele.

Ai tregon se gjithçka ndodhi për një kohë shumë të shkurtër.

“Kur ja ka nis kokrriza edhe murmurima. Dhentë u trembën kur shikoj i gjej dhentë e ngordhura”, shpjegoi ai për Klan Kosovën.

Fermeri nga Istogu thotë se nuk mban mend që ndonjëherë të ketë goditur kaq shumë rrufeja.

“Nuk ka ndodh asnjë herë. Sivjet ka ndodh hera e parë”, tha ai.

Ani se u dëmtua më shumë se 2 mijë euro ai nuk e ka ndërmend ta lë këtë veprimtari.

Menjëherë pas rastit drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dërgoi veterinerë e inspektorë për ta vizituar fermerin Hysenaj dhe për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të kësaj komune Hasbi Bajra tha se pasi të bëhet verifikimi dhe vlerësimi i rastit do të shohin mundësitë për t’ia kompensuar dëmet

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz