back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVetëvendosje nis trajnimin e maturantëve, deputetja e PDK-së i drejtohet Ministrisë së...

Vetëvendosje nis trajnimin e maturantëve, deputetja e PDK-së i drejtohet Ministrisë së Arsimit

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se do t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit për trajnimet e lëvizjes Vetëvendosje me maturantët.

Deli të dielën e ka postuar një njoftim të një qendre të lëvizjes Vetëvendosje ku maturantët njoftoheshin për trajnimin lidhur me testet pranuese në universitet.

“Lëvizja Vetëvendosje paska filluar me organizimin e trajnimeve për maturantët të cilët do të aplikojnë për në Universitete.

Shtrohet pyetja: A kanë të drejtë subjektet politike në Kosovë që të organizojë trajnime të tilla dhe a janë këto veprime në përputhje me Ligjin?!

Për më tepër Lëvizja Vetëvendosje duhet të sqarojë nëse organizatorët e këtyre trajnimeve posedojnë licencë dhe nëse i kanë të akredituara programet e tyre të trajnimeve.

Për këtë cështje do të kërkojë sqarim nga Ministri i Arsimit në njëren prej seancave të Kuvendit”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz