BallinaLajmeBytyqi: Shumë të rinj po i bashkohen Nismës Socialdemokrate

Bytyqi: Shumë të rinj po i bashkohen Nismës Socialdemokrate

Të ngjajshme

Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, sot mbajti Kuvendin e Punës, ku zgjodhi Këshillin Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë.

Në takim i pranishëm ishte kreu i Nismës Fatmir Limaj dhe Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Ky i fundit mendon se kjo parti është në rrugën e drejtë për të dalë si partia e parë politike në këtë komunë.

“Gjakova është një nga degët më aktive të Nismës Socialdemokrate, ku shumë të rinj e të reja po i bashkohen familjes tonë të madhe socialdemokrate. Ky kuvend pune ishte dëshmia më e mirë që Nisma Socialdemokrate është në rrugë të mirë për të qenë subjekti kryesor politik në qytetin e Gjakovës.I uroj përzemërsisht socialdemokratët tanë atje për organizimin dhe aktivitetin e përditshëm në shërbim të qytetarëve të Gjakovës”, thotë Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz