Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e ka përsëritur premtimin e tij që e kishte dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore së në secilën familje do të ketë nga një të punësuar. Por i dyti i qeverisë nuk ka dhënë shifra konkrete se sa persona janë punësuar deri më tani, veçse ka treguar planin e tij se si do bëjë një gjë të tillë.
Në katër vitet e ardhshme të mos na mbetet asnjë njeri në Kosovë që nuk e ka dikë të punësuar
Ky ishte zotimi i zvkryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Tani kur kanë kaluar gati një vit i dyti i qeverisë së Kosovës nuk ka dhënë shifra se sa qytetar janë punësuar, por thotë se ka një plan si ta bëjnë këtë zotim realitet.
Sipas Limajt pothuajse në çdo qytet të vendit ka biznese që ofrojnë vende të lira pune.
Zv kryeministri Limaj u shpreh i bindur se këtë premtim do të realizojë brenda këtij mandati.
Ndërkaq, kur është pyetur se a rrezikon që plani i tij të dështojë në rast të mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme Limaj është shprehur i bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.