back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajme"Partia e Kadri Veselit po shkrihet te NISMA"

“Partia e Kadri Veselit po shkrihet te NISMA”

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Njëri prej ish-themeluesve të PDK-së, Fatmir Limaj, njëherit partner i koalicionit aktual qeverisës po e tkurrë PDK-në. Kështu të paktën deklarohen zyrtarët e partisë së tij. Pothuajse çdo ditë partia Nisma Socialdemokrate, njofton për anëtarësimin e qytetarëve nga rajone të ndryshme që humbin besimin në partitë e tjera, e këta kryesisht janë ish-simpatizantë të partisë së Kadri Veselit, PDK-së. Por a po shkrihet PDK te Nisma, flet njëri prej figurave qendrore të Nismës.

 “Zgjedhësit e PDK-së, shumë figura lokale të PDK-së, sa herë që atyre ju luhatet besimi në PDK ata e kanë një derë të hapur te Nisma”, deklaroi të premten Sherifi për emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Ai thotë se PDK është parti e madhe, ka mjaft njerëz dhe ka hala me dhanë.

I pyetur se a ka gjasa që Nisma të shkrihet te PDK-ja, Sherifi thotë se Nisma nuk do të shkrihet asnjëherë te asnjë parti. Më pas pyet: Pse Nisma të shkojë në PDK, kur PDK-ja po shkon te Nisma.

“Nisma asnjëherë nuk do të shkrihet askund, as në PDK nuk ka asnjë arsye. Ka krijuar identitetin e vetë edhe ideologjik tanimë, ne kemi hap dyert në gjitha anët dhe më së shumti po na bashkëngjinten njerëzit , votuesit, simpatizantët e PDK-së. Më thuaj pse me shku te PDK kur PDK-ja po vjen te Nisma”, tha Sherifi nëT7, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse qeverisin bashkë Kosovën, PDK e Nisma nuk njihen në publik si bashkëpunues. Kjo është vërejtur edhe gjatë fushatës kur Fatmir Limaj gjatë gjithë kohës vetëm njëherë është parë në afërsi të Kadri Veselit. Megjithatë, Sherifi thotë se me PDK-në kanë raporte korrekte.

“Unë thash ka raporte korrekte, raportet korrekte jo gjithmonë janë të mira apo të këqija”, thotë Sherifi.

Ai shpreson se ky mandat do të çohet deri në fund. Por i pyetur nëse ndihen të shqetësuar se mos mund të mbesin në opozitë, ai thekson se kur në vitin  2014 nuk janë shqetësuar të mbesim në opozitë, pse të shqetësohen sot.

“Në vitin 2014 nuk pranuam të jemi pjesë e një qeverie edhe pse kemi mundur të kemi një numër të madh ministrish. Nëse në 2014 nuk jemi shqetësu të mbesim në opozitë, pse të shqetësohemi sot, kur numri i mbështetësve të Nismës gjithmonë po rritet”, thotë Sherifi.

Fatmir Limaj në vitin 2013 përfundimisht kishte vendosur të ndahet nga PDK-ja, një vit më vonë në bashkëpunim me Jakup Krasniqin zyrtarizoi partinë e re Nisma Socialdemokrate. Ndërkohë që kishte deklaruar se ka bërë gjithçka për PDK-në./Gazeta Express.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz