Raca e lopëve Jersej është racë e vogël duke filluar nga 390-400 kg dhe lartësi të xhidavisë rreth 120 cm kurse demat 540-750 kg me lartësi të xhidavisë 1.25 cm. Faktori kryesor që ka kontribuar në popullaritetin e kësaj race ka qenë ekonomik për shkak të prodhimtarisë së lartë të qumështit me 5.5 % yndyrë e në raste të shpeshta edhe më të lartë ku arrin deri në 7%, proteina 3.95 % dhe aftësi për të shfrytëzuar kullosat mjaftë mirë. Pra Jersej është raca e lopëve qumështore me përqindjen më të lartë të yndyrës në qumësht.
Raca Jersey ka ngjyrë kafe me nuanca të zeza kah qafa. Gjithashtu është karakteristikë që kjo racë ka pjellje të lehta por duhet pasur kujdes ndaj viçave sepse lindin me peshë të vogël dhe janë shume të dobët dhe të ndjeshëm ndaj të ftohtit gjatë kohës së dimrit në krahasim me racat tjera qumështore. Lopët e racës jersej janë shumë të qeta kurse demat e tyre janë shpesh agresiv në krahasim me demat e racave tjera qumështore.
Historiku i racës jersej
Për shkak se kjo racë ishte e vogël, dhe karakteristika tërheqëse të këtyre lopëve, kope të vogla u importuan në Angli nga pronarët aristokratike si zbukurim për parqet e tyre. /Iadk.org