Katër metoda plotësisht natyrale.
Adhuruesit e luleve të cilat i kanë në oborr apo në kopshtin e tyre të vogël e dinë se sa mund dhe kohë janë të domosdoshme gjatë muajve të ngrohtë që t’ua kushtojnë kopshtit që të jetë perfekt dhe bukur, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat për një kohë të gjatë do t’ju lirojë nga bari i padëshiruar në kopsht, ndërkaq lulet tuaja të mrekullueshme me atë rast do të mbeten të paprekura!
Kripa e kuzhinës
Thjesht, qitni kripë direkt në bimë apo bëni tretje nga dy filxhanë ujë dhe një filxhan kripë kuzhine.
Spërkatni barin e padëshiruar me tretjen e përgatitur dhe ai do ta eliminojë.
Mielli i misrit
Shërben si preventivë kundër rritjes dhe si vrasës i bimëve të padëshiruara.
E gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak miell misri në bar apo në vendin ku nuk dëshironi që të mbijë.
Uthulla
Spërkatni fletët apo kërcellin e barit me uthull të pastër alkooli apo molle. Këtë metodë mbase do të duhet ta përsërisni, posaçërisht kur bie shi pas qitjes së uthullës.
Thartira e uthullës përgjithmonë do ta eliminojë barin, mirëpo kini kujdes që pikat të mos përfundojnë në lule apo në barin e dëshiruar. Me kujdes qitni ujë të vluar sipër barit dhe do të eliminohet përgjithmonë. /Telegrafi/