back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajme“Shqiptarët janë të interesuar vetëm për marrjen e veriut”

“Shqiptarët janë të interesuar vetëm për marrjen e veriut”

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të “ndalojnë sulmet ndaj serbëve në veri”.

Vuçiq u tha gazetarëve se qëllimi i shqiptarëve është vetëm për të marrë nën kontroll veriun, e jo zbatimi  i marrëveshjeve. Kjo duke aluduar në qëndrimet e kryeministrit Haradinaj për marrëveshjen e energjisë.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk e ka lexuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë, dhe se shqiptarët “nuk flasin pa dijeninë e mentorëve perëndimorë”, transmeton lajmi.net.

“Ata e dijnë se mentorët perëndimorë do të kujdesen që të mos përmbushen ato marrëveshje. Tregimet se janë të shqetësuar nga mos-zbatimi i marrëveshjeve janë vetëm fraza të famshme që përfaqësojnë një eufemizëm”, theksoi Vuçiq.

Presidenti serb kritikoi edhe Avni Arifin dhe Enver Hoxhajn.

“Arsyeja pse jam unë i shqetësuar është se ka pasur shumë incidente në pesë vitet e funit. Dhe ata nuk shqetësohen për sulmet e rënda ndaj serbëve”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe ky reagim i presidentit serb erdhi pas akuzave nga Haradinaj dhe Avni Arifi që kritikuan Serbinë për marrëveshjen për energjinë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz