Ish futbollisti i londinezëve të Chelsea-t, Frank Lampard, debuton në cilësinë e trajnerit duke marrë përsipër drejtimin e ekipit të Championshipit anglez, Derby County, më të cilën nënshkroi një kontratë tre vjeçare, e cila hyn në fuqi menjëherë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi, i cili për angazhimin e Llamapardit ka njoftuar përmes ueb faqes zyrtare.
“Jam i lumtur që për trajner të ri do të kemi një kalibër siç është Frank”, deklaroi drejtori Ekzekutiv i Derby County, Mel Morris.
“Gjithmonë kam qenë një admirues i Frankut, si lojtar por dhe si person, veçanërisht për mënyrën se si e prezanton veten në, dhe jashtë fushës. Kjo përshtypje u përforcua edhe gjatë intervistës për rolin e tij në ekip. Bordi ishte unanim se ai ishte aplikanti më i shquar”, tha më tej Morris.
Lampard deklaroi se gjithmonë ka dëshiruar të drejtojë një ekip me traditë dhe histori të madhe, siç është Derby County, prandaj ky është një rast i jashtëzakonshëm.
“Ky është angazhimi im i parë si trajner, megjithatë kam punuar nga afër me disa nga trajnerët më të mirë të kësaj loje, prandaj kam besim në aftësitë e mia, si dhe kam besim të plotë tek personat afër meje në klub, përfshirë bordin”, tha Llampard.
Gjatë 13 viteve të kaluara në Chelsea, legjenda e mesfushës ka fituar tre tituj kampioni të Premierligës, katër kupa FA, dy kupa të Ligës dhe nga një herë Ligën e Kampionëve të UEFA-s dhe Ligën Evropa të UEFA-s.
Sezonin që lam pas, Derby County e përfundoi në pozitën e gjashtë, që i mundësoi “play off” për hyrje në Premierligë, por megjithatë u eliminua nga Fulhami.