BallinaSportTri destinacionet e mundshme të Zinedine Zidanes pas largimit nga Real Madridi

Tri destinacionet e mundshme të Zinedine Zidanes pas largimit nga Real Madridi

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Zinedine Zidane është larguar nga Real Madridi, vetëm disa ditë pasi e ka fituar Ligën e Kampionëve që është e 13-ta në histori të klubi.

Ai kishte ardhur si trajner i parë i Real Madridit në janar të vitit 2016 pas largimit të Rafa Benitezit.

Los Blancos mposhtën në finale klube si Atletico Madrid, Juventus dhe Liverpool.

Zidane edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2020 me Madridin, ai vendosi të largohet.

Mediat spanjolle i kanë tri destiancionet e mundshme të ardhshme të tij, por duke mos harruar edhe një pushim prej një viti, që mund ta marr trajneri.

#3 Chelsea 

Largimi i Antonio Conte pritet të zyrtarizohet dita e ditës. Roman Abramovich është në kërkim të një trajneri.

Edhe pse u flit për Maurizio Sarrin, lirimi i Zidanes, mund ta ndryshojë gjendjen.

Duke ia shtuar kësaj edhe dëshirën e tij për Eden Hazardin dhe anasjelltas, atëherë ky transferim mund të ndodh.

#2 Juventus 

Zinedine Zidane ishte një talent i jashtëzakonshëm i futbollit. Ai e fitoi Kupën e Botës me Francën, ndërsa bëri karrierë te Juventusi dhe Real Madridi.

Largimi i tij nga Real Madridi mund të bëjë që Juventusi të mendojë për të.

Ai është i lidhur me Juventusin shpirtërisht dhe e njeh ambientin bardhezi.

 #1 Kombëtarja e Francës 

Zizu mund ta marr drejtimin e kombëtares pas Kampionatit Botëror që zhvillohet këtë verë në Rusi.

Didier Deschamps mund të largohet, por për të dy mbetet edhe opsioni i PSG-së. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz