BallinaRegjionaleDrenasDrenas, në turnirin "Rasim Kiçina", mbi 100 klube pjesmarrëse (FOTO)

Drenas, në turnirin “Rasim Kiçina”, mbi 100 klube pjesmarrëse (FOTO)

Të ngjajshme

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të heronjve të Kombit Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në Drenas organizohet Turniri i 16-të me radhe tradicional në futboll të vogël “RASIM KIÇINA”, ku sot edhe u bë hapja zyrtare dhe hedhja e shorteve, transmeton Drenica Press.

Këshilli organizativ i përbërë nga z.Hajriz Hajdari – kryetar dhe anëtaret: Mehdi Ademi, Burim Bujupi, Petrit Gashi dhe Beqir Kiqina janë ndarë shumë të kënaqur me rrjedhën e Turnirit ku tanimë interesimi ka kaluar mbi 100 klube pjesëmarrëse.

Hapjen e beri nënkryetari i komunës së Drenasit z.Gani Sylaj i cili falënderojë pjesëmarrësit dhe ju urojë suksese të gjithë të pranishmeve në këtë eveniment më rëndësi për Komunën e Drenasit. Gjithashtu u luajtën edhe dy lojë miqësore ndërmjet klubit të femrave KF Feronikeli dhe KF Iliria në të cilën fituese dolën ekipi mysafir, ndërsa takimi tjetër mes Ekzekutivit të komunës së Drenasit dhe Asamblesë Komunale në Drenas përfundoj më fitorën e këtyre të fundit.

Turniri Tradicional “Rasim Kiqina” ka bashkuar në Drenas të gjithë sportdashësit dhe sportistet dhe gjithashtu ka bashkuar edhe pozitë dhe opozitë në të cilën qytetarët e Drenasit për dy jave rresht mund të shohin kulturë dhe organizim profesional në sport. Ketë turnirë e kanë mbështetë edhe Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit./DRENICA PRESS/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz