back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeVrasja e kosovares nga ish-burri i saj në Gjermani, flet familjari i...

Vrasja e kosovares nga ish-burri i saj në Gjermani, flet familjari i viktimës (VIDEO)

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Kështu shkruan faqja zyrtare e Juventusit për debutimin e Edon Zhegrovës: Nuk harrohet…!

Skuadra e Juventusit barazoi 4:4 ndaj Borussia Dortmundit në...

Kujdestaria mbi katër fëmijët, u bë shkak që të hënën Anton B. ta qëllojë për vdekje nënën e fëmijëve të tij, 30 vjeçaren Emine Abazajn në qytetin Salzgitter të Gjermanisë.

Çifti pas 7 vjet martese ishin ndarë.

Ditën kritike ata kishin marrë pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, ku ishte vendosur që ajo t’i takonte nënës.

Antoni 38 vjecar nuk ishte pajtuar që fëmijët e tij t’i shihte çdo dy javë siç e kishte parashikuar vendimi i gjykatës, dhe në orët e pasdites kishte arritur ta gjente shtëpinë ku po jetonte ish-bashkëshortja e tij së bashku me familjen e saj.

Në oborrin e shtëpisë, ai në sy të katër fëmijëve të tij, të moshës nga tre deri në gjashtë vjet, e qëlloi për vdekje në kokë ish bashkëshoren, Emine Abazajn, raporton T7.

Ndërsa motrën e saj Arlindën, 32-vjeç, e plagosi me një plumb në bark.

Kështu e ka shpjeguar gjithë ngjarjen tragjike prapa kamerës, axha i dy motrave viktima të krimit që tronditi të martën Gjermanin.

Në shtëpinë e tyre në Drejë të Istogut tashmë kanë filluar të shkojnë miq e familjar për ngushëllime.

Trupi i pajetë i 30 vjecares, pritet të mbërrijë në vendlindje të dielën bashkë me familjen e saj që jetojnë në Gjermani.

Familjari i Emines rrëfen për radikalizmin e bashkëshortit të motrës së tij.

Sipas tij, ai vitin e kaluar kishte provuar ta marr familjen, gjoja për të shkuar në pushime në Turqi, e që aty të kalonte në Siri.

Tentim shkuarjen në luftën e Sirisë për të iu bashkuar formacioneve terroriste e kishte paraqitur vetë Eminja bashkë me kërcënimet që po ia bënte ai vazhdimisht.

“Me punu nuk ka punu. Tan kohën ka nejt nëpër xhamia. E ka pas edhe një emër tjetër. E ka ndryshu emrin, e ka ba emër mysliman si arab, tregon axha i Emines së ndjerë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, policia gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij i kanë gjetur një flamur të organizatës ISIS.

Ai u arrestua një ditë pasi kreu krimin pas një bastisjeje të madhe nga njësitë speciale të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz