Një fakt mjaft interesant ka zbuluar redaksia e Korneri.net, sa i përket reprezentuesit të Kosovës, Gjelbrim Taipi. Mesfushori aktual i skuadrës zvicrane Grashopper, në të kaluarën ishte për pak kohë futbollist i kampionit të tanishëm të Kosovës, FC Drita, shkruan Korneri.net
Taipi nga Tërnovci në moshën 16 vjeçare kishte kaluar te Drita, për një pagë simbolike që tashmë tingëllon “qesharake”, 40 euro që për të ishin të mjaftueshme të udhëtonte në relacionin Tërnovc – Gjilan.
Sot Taipi është një nga futbollistët më të shquar në Grashopper, ku paguhet jashtëzakonisht mirë. Me formën e jashtëzakonshme ai fitoi edhe një vend reprezentuesi te Përfaqësuesja e Kosovës, teksa Drita me mburrje krenohet me ish futbollistin e saj.