BallinaRegjionaleÇfarë po ndodh me xhaminë e këtij fshati të Drenicës? Restaurimi i...

Çfarë po ndodh me xhaminë e këtij fshati të Drenicës? Restaurimi i xhamisë ka filluara para 5 viteve! (FOTO)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Tash pesë vjet restaurimi i Xhamisë së fshatit Syriganë të Skenderajt ka mbetur i pa përfunduar!

U bënë gati pesë vite që nga fillimi i punimeve në Xhamin e fshatit Syriganë në komunen e Skenderajt, dhe për fatin e keq të xhematit të kësaj Xhamie, dera e saj u mbyllë për vite me rradhe e aty më nuk falet as xhumaja e as namazi i teravive që e gjallëronte fshatin në muajin e bekuar të Ramazanit, shkruan Drenicapress.info.

Kjo xhami ndonëse e mbrojtur nga shteti e cila ka një stilë të veqantë ndërtimi tipike shqiptare u harrua nga institucionet përkatëse të shtetit e aq më keq edhe nga BIK-u dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj.

“Xhamisë i është hequr çatia dhe ka mbetur në mëshiren e kohesë duke e rrahur shiu dhe dëbora me vite me radhë dhe si rezultat i kësaj muret janë plasaritur dhe larguar nga njeri-tjeteri dhe rrezikon të shembet shumë shpejt”, ka thënë një banorë për Drenicapress.info

Xhemati i xhamisë janë shumë të shqetësuar për neglizhencen e institucioneve gjegjse dhe shprehin keqardhjen e tyre për mos veprimi në kohen e duhur edhe i rikujtojnë Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj se ata janë paguesë të rregullt të antarësisë dhë obligimeve të tjera, dhe kërkojnë që sa më shpejt xhamisë t’i hapen dyret dhe që aty të kryhen ritet fetare sikur më parë./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz