Përfaqësuesja e Kosovës, do të duhet të luajë pa një nga mesfushorët kryesorë të saj në ndeshjen e rradhës miqësore e cila pritet të konfirmohet së shpejti që Kosova e zhvillon me 3 qershor në Stamboll ndaj Iranit, shkruan Korneri.net.
Trajneri Challandes, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Herolind Shala, i cili mbrëmë theu dorën në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme miqësore.