Emocionet e Kupës së Botës janë prezent tek kombëtarja e Gjermanisë.
Në stërvitjen e ditës së sotme të kampionëve në fuqi, një dyluftim i ashpër mes Joshua Kimmich dhe Antonio Rudiger degradoi në grushte mes tyre. U desh ndërhyrja e ish-sulmuesit Miroslav Klose për t’i ndarë në momentin e duhur. Më pas gjithçka u qetësua.
Rreth kësaj ngjarjeje, reagoi mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels që u shpreh:
“Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë,”
Në Kupën e Botës, Rusi 2018, kombëtarja e Gjermanisë do të debutoj përballë Meksikës, pasditen e 17 qershorit.
/Ora News.tv/