back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDeputeti deklaron pasuri 900 mijë euro, por shteti i paguan qeranë e...

Deputeti deklaron pasuri 900 mijë euro, por shteti i paguan qeranë e shtëpisë

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

10 deputetë shqiptarë përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë, në një shumë prej 35 mijë lekësh të reja. Sipas listës të publikuar nga Top Channel, deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si të opozitës, ashtu edhe të pushtetit.

Ata kanë shfrytëzuar të drejtën që iu japin ligjet (që i bëjnë vetë) sipas të cilave një deputet që nuk banon në Tiranë, i garantohet ndihmë financiare nga shteti.

Mes tyre bie në sy emri i Nard Ndokës, pasuria e të cilit arrin më shumë se 900 mijë euro, ish kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe ish këshilltari i Ramës, Fate Velaj që falë koleksioneve artistike arrin një pasuri prej 1.4 milion eurosh, e megjithatë e kanë të pamundur të paguajnë vetë qiranë e shtëpisë në Tiranë.

Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni Exlusive në Top Channel, pasuria e 140 deputetëve e mbledhur bashkë shkon në total rreth 150 milion.

Në këtë llogari mungojnë deklaratat e pasurisë së deputetëve më të vjetër që nuk kanë deklaruar pasurinë para shumë viteve, por vetëm shtesat ndër vite.

Të Fundit

Sport

ShowBiz