BallinaLajmeTahiri i bindur: Kemi përmbushur edhe kushtin e fundit për liberalizimin e...

Tahiri i bindur: Kemi përmbushur edhe kushtin e fundit për liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë  se sa i përket asaj që duhet të bëhet për plotësimin e kushtit të fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit dhe korrupsionit – Kosova ka bërë mjaftueshëm dhe ka kryer obligimet e veta.

“E them me përgjegjësi që i kemi përmbushur obligimet tona në agjendën për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për fundin e misionit të EULEX-it, për të cilin ka thënë se tani do të ketë vetëm mision këshillëdhënës.

“Misioni EULEX e përfundon mandatin me 14 qershor. Më ata nuk do të kenë gjyqtarë në sistemin tonë, edhe tani janë shumë pak”.

“Do të kemi vetëm një mekanizëm këshillëdhënës, mbikëqyrës, por vetëm aq. Do të ndihmojnë në këshilla, por edhe do të përpilojnë raporte”.

Tahiri ka shtuar se përkundër se kushtet në të cilat punojnë gjyqtarët nuk janë më të mirat të mundshme, vullneti politik ekziston.

“Nuk mund të presim mrekulli në këtë gjendjen çfare punojnë gjyqtarët, nuk janë kushtet edhe të mira. Por, është një moment tejet i mirë për të treguar gatishmërinë”.

“Por, shoh vullnet jashtëzakonisht të madh të gjyqësorit, prokurorëve, gjykatave dhe në gjithë sistemin e drejtësisë”./klankosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz