BallinaLajmeHaxhiu tha se VV nuk do të arrij as 10% në zgjedhjet...

Haxhiu tha se VV nuk do të arrij as 10% në zgjedhjet e ardhshme, kështu i kundërpërgjigjet Rexhaj!

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj përmes llogarisë së tij në Facebook i është kundërpërgjigjur gazetarit, Baton Haxhiu i cili tha se VV në zgjedhjet e ardhshme nuk arrin dot as 10 përqind, raporton Gazeta Blic.

Rexhaj ka thënë se Baton Haxhiu nuk ia ka qëlluar as në sondazhet e tij në zgjedhjet e 8 qershorit dhe as në zgjedhjet lokale.

Rexhaj e ka qujatur Haxhiut si shok i Kadri Veselit e Hashim Thaçit dhe që ka një problem me VV që nuk po e kapërcen dot. Sipas tij ai dëshiron t’i ketë kapacitet e Albin Kurti, madje sipas tij Haxhiu ndihet inferiror në krahun e Kurtit.

“Prandaj edhe 10 për qindëshin dhe fyerjet ndaj Albin Kurtit janë tendencioze dhe dashakeqe. Batoni ka dhembje, të cilën nuk mund ta shëroj”, ka shkruar ia.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Po e përsëris një status të cilin e pata shkruar para 4 muajve për dhimbjen e Batonit i cili kur është fjala për Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ia ka qëlluar në zgjedhjet e 8 qershorit, dhe larg me ato sondazhet e tij ka qenë edhe në zgjedhjet lokale.
Shoku i Kadri Veselit dhe Hashim Thaqit, Batoni, një problem të cilin nuk e kapërcen dot është Lëvizja VETËVENDOSJE!, problem të cilin do ta ketë sa të jetë gjallë. Prandaj edhe 10 për qindëshin dhe fyerjet ndaj Albin Kurtit janë tendencioze dhe dashakeqe. Batoni ka dhembje, të cilën nuk mund ta shëroj!

Baton ta di dhimbjen

Unë të kuptoj Baton, kam përcjellur debatet që i ke pasur me Albinin, madje i kam parë më një dozë kritike, bile – bile vetëkritike. A e di pse Albinin ti e vlerëson, sepse në të gjitha debatet ke pasur kompleks inferioriteti ndaj tij. Prandaj e tiketon si politikan arrogant, kalkulues dhe meskin. Ta di dhimbjen Baton, ti me zor dëshiron të jesh si Albini, por nuk mundesh. Kompleksi i inferioritetit ty të shtynë që ta luftosh atë. Vazhdo ta bësh, por do të vuash përherë nga gjenia e tij, kjo nuk do të lë të bësh gjumë të qetë asnjëherë!
Albinin tash e luftojnë të gjithë ata që janë ndjerë si ti, prandaj dhimbja vërtetë është e madhe! Dhe Baton ky kompleks të mëshon në kokë sepse me zor nuk bëhesh as intelektual i arrirë, madje edhe pse dëshiron ta ndërrosh lëkurën në Prishtinë, i kthehesh origjinës kulturore, të një shqiponje në dukje por të një zogu të vogël përball tij.
Edhe unë jam ndjerë si ti Baton dhe të gjithë ata që e kanë këtë kompleks ndaj tij. Por origjinës kulturore nuk mundemi t’i ikim assesi. Jemi të tillë. Dallimi im me ju është shumë i qartë. Ju dëshironi më cdo mjet ta luftoni, unë ndjek parimin, e ndjek atë derisa është në udhë të Zotit, ashtu sic kanë thënë të moçmit e tu!
Prandaj të kuptoj shumë mirë beso, sepse e di! Ti e ju do të vuani por unë jo…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz