BallinaRegjionaleDrenasDrenas, festohet Dita e shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”

Drenas, festohet Dita e shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Sot, Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” ka shënuar Ditën së shkollës, me rastin e ditëlindjes së Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci, që kjo shkollë me krenari mbanë emrin e tij.

Në këtë festë mori pjesë Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëshorten Shemsije Lladrovci, dhe Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me bashkëpunëtor.

Festa e Ditës së shkollës u hap me një fjalë rasti nga Drejtori i shkollës, Lulzim Nika i cili foli rreth historikut dhe sukseseve të shkollës. Pastaj një fjalë rasti mbajti Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, i cili tha “të gjithë jemi krenar që kjo shkollë e mban emrin e Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci, i cili tërë jetën ia kushtoi çlirimit të Kosovës.

Sot, ne gëzojmë shtetin e Kosovës për të cilën ra Fehmiu e Xheva dhe gjenerata veprimtarësh deri te UÇK-ia. Shtrohet pyetje: Çfarë mendonte kur Fehmiu ishte në moshën tuaj, nxënës të dashur? Ai mendonte dhe vepronte për çlirimin e Kosovës dhe kjo u arrit.

Tani në Kosovën e lirë ju jeni ata që do të ndërtoni Kosovën e re. Nëse ju nuk i keni të gjitha ato kushte si në vendet e zhvilluara, ju në disa lëmi jeni të barabartë me ta sepse jeni të lidhur përmes internetit dhe mjeteve tjera elektronike. Ju nxënës të dashur jeni ai brez i cili synon që Kosovën ta çoj përpara që të bëhet e barabartë me vendet e zhvilluara. Për t’u arritur kjo duhet të veprojmë siç na mësonte i madhi Naim Frashëri i cilit thoshte “punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”.

Në fund ju them së pari duhet të mësoni, së dyti të mësoni dhe së treti përsëri të mësoni.”

Gjithashtu Nënkryetari Sylaj dhe Drejtori Nika bënë zbulimin e pikturës të dhuruar nga piktori Ylber Haxhiu. Në fund me këngë, valle dhe recitale u përmbyll festa e Ditës së shkollës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz