Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se lajmi për tentim-kidnapimin e tij me datën 17 të këtij muaji, ka qenë i rrejshëm.
Zeka në një reagim në profilin e tij ka thënë se Policia ka pasur dyshime për një makinë, dhe tashmë policia po merret me të.
Sot disa media kanë raportuar për tentim-kidnapimin e deputetit Zeka, megjithatë Policia e Kosovës për Periskopin ka sqaruar gjithë ngjarjen, duke thënë se ka qenë vetëm një ngacmim.
Reagimi i plotë i deputetit Zeka:
Njoftim
Lidhur me lajmin e rrejshem se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me daten 17.
Lajmi nuk eshte aspak i vertete. Policia ka pasur dyshime per nje makine, rasti eshte ne polici, dhe policia po merret me te.
Falenderoje Policine e Kosoves per reagimin profesional dhe korrekt.
Me respekt: Milaim Zeka
Deputet