BallinaJetëKuriozitete“Ujku” i çuditshëm, ekspertët nuk e dinë ç’është

“Ujku” i çuditshëm, ekspertët nuk e dinë ç’është

Të ngjajshme

Mërgimtari që fyeu rëndë Haradinajn, militant i Kurtit, pritej nga Atiqi në zyrë

Daut Hetemi, mërgimtari që e ofendoi rëndë Ramush Haradinaj,...

“Emrin ma vuri gjyshi”/ Rita kujton personin e çmuar të saj

Ndër muaj, Rita Ora ka publikuar disa episode të...

IKD: Seanca jashtëzakonshme e Kuvendit pa përgjegjësi institucionale

Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka vlerësuar se seanca...
Ekspertët e faunës në SHBA janë habitur tej mase nga një kafshë e ngjashme me ujkun që u vra nga një fermer në Montana. Mësohet se fermeri e qëlloi kafshën misterioze javën e shkuar, kur ajo ju afrua rrezikshëm bagëtive të tij.

Pasi inspektuan kafshën me kujdes, ekspertët amerikanë thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojnë specien e saj. Ata u shprehën të sigurt se nuk është një ujk, pasi dhëmbët i ka më të shkurtër, putrat e përparme tej mase të vogla, ndërsa kthetrat shumë të mëdha.

Për më tepër edhe forma trupore dhe pellushi nuk i ngjajnë atyre të ujkut. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një femër dhe vetëm pasi të merren rezultatet e ADN-së pas disa javësh do të ketë më shumë të dhëna për të përcaktuar se për çfarë kafshe bëhet fjalë.

Pasiguria e ekspertëve sigurisht që i ka hapur rrugën teorive nga më të ndryshme online, ndërsa me mijëra njerëz kanë dhënë opinionin e tyre se bëhet fjalë për një njeri-ujk, një ari i vogël apo një i afërm i Këmbëmadhit misterioz. Megjithatë, duket se një nga teoritë më të preferuara online është ajo e njeriut qen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz