Një qyetarë ka raportuar se me datë 26 maj (e shtune) ka blerë vezë të cilat shkruhet se janë produar me datë 27 maj(e diele).
Pronari i kompanisë “Rraki Farm”, i cili nuk ka dashur të prezantohet, i kontaktuar nga KALLXO.com lidhur me një raportim ku vezët e kësaj kompanie të cilat sot janë shitur në treg, janë shkruar se janë prodhuar me datën e nesërme (27 maj), këtë e ka quajtur ‘gabim’.
“Janë nja 43 paketa vezë me nga 360 vezë me këtë gabim teknik”, ka thënë pronari.

Që i bie 15 mijë e 480 vezë në total.
I pyetur pse nuk e ka tërhequr mallin nga tregu, për ta përmirësuar afatin, ai ka thënë se “malli është me afat”.
“Se kom tërhek se unë nuk e kom ato n’derë t’shpisë burrë”, ka thënë ai.
I pyetur për emrin, ai ka thënë se nuk do ta tregoj emrin, por se ai është pronari i kompanisë “Rraki Farm”. ‘Jo s’po ta kallxoj [emrin], shko gjeje’, i ka thënë ai KALLXO.com.
Qyetari i cili ka raportuar në Kallxo.com ka bashkangjitur edhe faturën e blerjes së mallit.
