back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeA do të marrë pjesë PDK’ja në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje

A do të marrë pjesë PDK’ja në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Në tryezën e tretë që do të mbahet sot në orën 11 me parti politike, sipas Vetëvendosjes, do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme. Përmendja e zgjedhjeve të parakohshme në ftesën e Vetëvendosjes, nuk i ka pëlqyer Partisë Demokratike të Kosovës, e cila deri tani, ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë fare pjesë në tryezë.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tryezën e radhës sot me partitë politike. Por, kërkesa e kësaj partie për zgjedhje të reja, mund ta shtyjë PDK’në, të mos marrë pjesë në tryezë.

Kështu të paktën deri tani ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka deklaruar se PDK është që të bisedojë për reformën zgjedhore, por jo edhe për zgjedhje, pasiqë sipas tij, zgjedhje nuk do të ketë këtë vit.

Periskopi ka kontaktuar disa zyrtarë të PDK’së për të marrë një përgjigje lidhur me vendimin përfundimtar të kësaj partie për pjesëmarrjen në tryezë, por disa nga ata kanë thënë se nuk janë në Kosovë e disa nuk janë përgjigjur fare.

Tryeza me partitë politike në Kosovë, fillimisht ka qenë ide e LDK’së. Ajo kishte thirrue e para një tryezë të tillë, e pastaj për të vazhduar partitë tjera me radhë.

Tryezën e dytë me parti politike, e kishte thirrur PDK’ja derisa tryezën e tretë, të sotmen, e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, që nga kalimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, ku votat për të koalicionit qeverisës i shkuan edhe nga LDK’ja, kjo e fundit vazhdimisht kishte thënë se pasi të votohej demarkacioni, vendi duhej të shkonte në zgjedhje. Madje, thirrja e tryezave të tilla, kishte për qëllim edhe diskutimin për zgjedhje të reja. Kështu, të paktën kishte deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, menjëherë pas votimit të demarkacionit, shkruan Periskopi.

Por, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, në tryezën e parë të thirrur nga LDK, kishte befasuar me qëndrimin e tij, duke thënë se ‘nuk ishte thirrur tryeza për të diskutuar për zgjedhjet’.

Ndërkohë, dje (të enjten), Avdullah Hoti sërish ka thënë se ‘vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi kjo qeveri nuk është funksionale’./Periskopi/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz