BallinaLajmeVulin: Kisha s’do ta caktojë politikën serbe ndaj Kosovës

Vulin: Kisha s’do ta caktojë politikën serbe ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kisha Ortodokse Serbe (SPC) është një nga institucionet më të respektuara dhe rekomandimet e saj për Kosovën do të çmohen, por kjo s’do ta caktojë politikën shtetërore, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton Gazeta Express.

Ai për TV Pink tha se SPC meriton kujdes, respekt dhe falënderim për të gjitha që i ka bërë gjithmonë, porse Serbia është shtet sekular ku politikanët, të zgjedhur nga populli, i marrin vendimet.

“Kisha jep rekomandime të vetat dhe për këtë patjetër duhet folur me respekt. Se a do caktojë kjo politikën shtetërore dhe të vendosë se mundet vetëm kështu dhe kurrsesi ndryshe – e po jo!”, tha Vulin.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka besim të sinqertë dhe të madh për atë që e bën kisha, duhet të kuptohet se kisha ka qëndrimet e veta për çështjen e Kosovës, por kjo s’do të thotë se duhet patjetër vepruar siç thotë ajo./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz