back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKy është 30 vjeçarit nga Drenasi i cili humbi jetën sot në...

Ky është 30 vjeçarit nga Drenasi i cili humbi jetën sot në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin...

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Puna në ndërtim në mëngjesin e sotëm i mori jetën një 30 vjeçari nga komuna e Drenasit, i cili ishte duke punuar në një objekt në Fushë Kosovë, shkruan Ndërtimi.info.

Për rastin të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, për Ndërtimi.info ka dhënë më shumë detaje kryeinspektori i  Punës, Basri Ibrahimi.

Ai, bërë të ditur se i ndjeri është Valon Berisha, punëtor i kompanisë “Timo – Construction”, e cila në këtë projekt po punon për investitorin “Kastrati Grupo”.

Ibrahimi tregoi se si ka ndodhur rasit, sipas informacioneve të para që ka Inspektorati i Punës.

“Sot ka ndodhë një aksident, në orën 07:35 minuta te investitori ‘Kastrati Group’, ndërsa punëkryesi është ‘Timo – Construction’. Punëtori i aksidentuar, fatkeqësisht me fatalitet, është Valon Berisha, i lindur në vitin 1988 nga komuna e Drenasit. Sipas informacioneve të para gjatë çmontimit të parmakëve të skeleve, punëtori ka rënë nga lartësia”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se për shkaktarin e vdekjes dhe sa ka qenë fajtor kompania do të dihet pasi inspektorët ta punojnë raportin përfundimtar të ngjarjes.

Ndërtimi.info kontaktoi me Besnik Lekun nga kompania “Timo – Construction”, mirëpo nuk pranoi të fliste për rastin me arsyetimin se ishte i nxënë dhe si rrjedhojë mbylli telefonin./Ndërtimi.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz