BallinaLajmeKy është 14 vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në...

Ky është 14 vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë (Foto)

Të ngjajshme

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Kamenicë.

Një fëmijë 14 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga prindi me shkop druri deri për vdekje.

Magazina.al, mëson se viktima është Luan Bernjashi, i cili është rrahur për vdekje nga babai i tij Ganiu

Në anën tjetër, gazeta metro, raporton se  sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit  të tij.

Siç thotë Policia, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë  deri rreth orës 24:00  dhe pasi që  iu kishte  keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari  kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me  konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Ndërkohë, me  vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Magazina.al, sjell foto të viktimës:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz