back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, ja ku...

Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, ja ku renditet pasaporta kosovare

Të ngjajshme

Ky është 40 vjeçar që mbeti i vrarë në Ferizaj

Një 40 vjeçar është vrarë në orët e mbrëmjes...

Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e...

Hajdari: Vërbovci u përcaktua për PDK-në

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit,...
Nga rajoni, Maqedonia renditet e 41-ta me 125 destinacione, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.

Pasaporta më e fuqishme e botës është ajo e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley, pasaporta më e fuqishme në botë në vitin 2018, u bë ajo e Japonisë e cila mund të bëjë hyrje në 189 destinacione pa viza.

Vendin e dytë me 188 destinacione e morën Singapori dhe Gjermania, ndërsa të tretin Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.

Pasaporta turke u rendit e 49-ta me 111 destinacione pa viza.

Nga rajoni, Greqia e ka pasaportën më të fuqishme e cila me 183 destinacione pa viza renditet e 6-ta, pas asaj vijon Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumunia me nga 169 destinacione të 16-ta, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.

Indeksi i Pasaportave Henley, bazohet në të dhënat specifike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz