back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajme“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gaz i...

“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gaz i botës”

Të ngjajshme

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Opozita ka marrë kritika për kërkesat e tyre për debate parlamentare për katër tema të ndryshme për të cilat vlerësohet se nuk do të ketë asnjë rezultat. Kjo kritikë erdhi nga deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili këtë situatë e konsideron të dhimbshme në Kuvendin.

“E dhimbshme që Parlamenti nuk undi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!”, ka shkruar Nitaj.

 Sipas tij, ngjashëm po ndodh edhe me shumë borde. “Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksionimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!”, ka shtuar ai.

Nitaj ka thënë se debatet që po i kërkon opozita nuk do të ketë rezultat.

“Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i të cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!”, shtoi deputeti Nitaj.

Ai ka krahasuar opozitën e mëhershme dhe atë që është sot.

“Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij”, ka përfunduar postimin e tij deputeti Nitaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz