back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMaturantja tërheqëse nga Prishtina që u shoqërua me ‘Ferrari’ në mbrëmjen e...

Maturantja tërheqëse nga Prishtina që u shoqërua me ‘Ferrari’ në mbrëmjen e maturës

Të ngjajshme

Muaji maj në Kosovë shënohet edhe si “muaji i maturantëve”, kjo pasi të gjithë ata që kryejnë me sukses shkollën e mesme festojnë në fund të vitit natën e mbrëmjes së maturës.

Maturantët kosovarë jo pak herë bëhen temë e mediave, kjo pasi kujdesi dhe idetë kreative rrëmbejnë gjithnjë vëmendje.

E tillë ka qenë paraqitja e maturantes Eriona Sejdiu nga Prishtina, e cila në këtë datë të rëndësishme është shoqëruar me një veturë luksoze të tipit “Ferrari” në mbrëmjen e maturës.

Në një prononcim për Telegrafin, Eriona e cila është blogere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka rrëfyer se shoqërimi i saj me veturë luksoze erdhi spontanisht.

“Mbrëmja e maturës ka qenë ndër më të veçantat për mua, ndërsa sa i përket pjesës ku jam shoqëruar me ‘Ferrari’ ka qenë gjithçka spontane. Ma ka propozuar një miku im nga Peja dhe pranova, teksa jam befasuar kur kam arritur te restoranti, ku kishte shumë fotografë dhe njerëz”, ka thënë ajo.

Tutje, Sejdiu tregoi se dukjen e saj ia besoi stilistëve dhe parukierëve më të mirë në vend.

“Për dukjen time janë kujdesur parukieri Kaci, grimerja Sellma dhe stilisti Valdrin Sahiti. Për modelin e fustanit jam frymëzuar rastësisht në një fotografi në Instagram”, tregon Eriona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz