Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësua inxhinieri i diplomuar i makinerisë, mësimdhënësi dhe eksperti në fushën e energjisë dhe termo-energjetikës, Gazmend Begolli.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se “në selinë qendrore të Lëvizjes Begolli e kam pritur bashkë me drejtuesin e Komitetit tonë Profesional për Industri, Nazmi Mikullovci, i cili për 14 vite ka qenë drejtor i Trepçës. Bashkëbiseduam për gjendjen e ekonomisë dhe situatën energjetike në Kosovë, për nevojën për investime publike për TC Kosova A dhe B, që japin energji shumëfish më të lirë sesa fondet e huaja investive private para së cilave është dorëzuar qeveria e Kosovës.”
“Në VETËVENDOSJE! po i bashkojmë dijet e përvojat dhe po e shtojmë fuqinë e Lëvizjes për ndryshimet e domosdoshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.