Theks të veçantë pjesëmarrjes së Thaçit në këtë Forum i kanë dhënë edhe mediat serbe.
Portali serb ‘B92’ thekson se folës kryesor të këtij Forumi, ishin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviq.
“Me ftesë të Këshillit Atlantik dhe qeverisë malazeze, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS). Folës kryesor ishin Thaçi dhe Gjukanoviq ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues të SHBA-ve, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian”, shkruan B92.
Gjatë fjalimit të tij, Thaçi ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se marrëveshja përfundimtare në mes dy vendeve duhet të jetë obligative./Lajmi.net/